Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

Conte: Pres një kampionat të ekuilibruar, nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

“Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Shoh rikthimin e tre të mëdhenjve”. Kështu u shpreh Antonio Conte, trajneri i Napolit, kampion i Italisë, për “Sky Sport”. “Tek Interi nuk bëhet fjalë për rikthim, sezonin e kaluar bëri shumë mirë dhe prej vitesh është gjithmonë aty, bën gjithmonë sezone të rëndësishme, – shtoi Conte. – Do të kemi sigurisht rikthimin e dy skuadrave të tjera të mëdha, që kanë organika të rëndësishme dhe të pajisura për të bërë mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të japim më të mirën, në fund do të bëhen llogaritë”. Mbi rikthimin e Allegrit: “Nuk është sfidë mes meje dhe atij, janë 20 skuadra dhe të gjithë përballemi me të gjithë. Pra, është një garë e të...