Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Debutoi 15 vjeç në Premier League, në Angli e krahasojnë me… Leo Messin
Theo Walcott, ish sulmues i Arsenalit dhe i kombëtares angleze, ka lavdëruar talentin e ri Max Dowman, 15 vjeç, i cili debutoi në fundjavë me “Gunners”, duke thënë se është si Leo Messi. Dowman, i lindur më 31 dhjetor 2009, stërvitet me ekipin e parë të Arsenalit që nga fillimi i vitit, por për shkak të rregullave të Premier League nuk mund të debutonte dot deri këtë sezon. Në Ligën e Kampionëve nuk mund të luajë deri në 16-vjetorin e tij, më 31 dhjetor. Sulmuesi luajti minutat e tij të para në Premier League të shtunën, në fitoren 5-0 ndaj Leeds United, duke siguruar penalltinë për golin e pestë, të kthyer në gol nga Viktor Gyökeres. Walcott komentoi për BBC: “Ai është i mirë në...