Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqetësonin dhe kërcënonin disa vajza në telefon, procedohen penalisht 3 persona në Tiranë
Ditën e sotme në Tiranë janë proceduar penalisht 3 persona pasi shqetësuan dhe kërcënonin vajza nëpërmjet telefonit. Uniformat blu kanë bërë me dije se 3 shtetas janë nën procedim penal pasi shqetësuan dhe kanosën nëpërmjet celularit disa vajza. Konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi K.T., 30 vjeç pasi kanosi një 28-vjeçare, shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare dhe shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur një 36-vjeçare. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -ndaluan shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit...