Bayerni s’ka hapësirë për Kim? Kompany: E kemi përjetuar të njëjtën gjë me Goretzka…

Bayerni s’ka hapësirë për Kim? Kompany: E kemi përjetuar të njëjtën gjë me Goretzka…

Michael Olise nuk ka kaluar aspak pa u vënë re te Bayern Munich. Në ndeshjet e para me fanellën e “Die Roten” ka shënuar tashmë 2 gola në Bundesliga, ndërsa në Botërorin për Klube regjistroi 3 gola dhe 2 asiste. Me pak fjalë, fillimi i këtij edicioni të ri duket se po konfirmon pritshmëritë për të. Disa klube europiane i kanë hedhur sytë mbi sulmuesin anësor francez, por ai ka kontratë deri në vitin 2029, konsiderohet i paprekshëm nga bavarezët. Në konferencën e sotme për shtyp, drejtori sportiv Christoph Freund komentoi zërat e merkatos mbi Olise: “Zakonisht nuk flasim për detajet kontraktuale. Objektivi ynë është që Michael të qëndrojë te Bayerni për shumë kohë. Është një talent i jashtëzakonshëm”. Më pas shtoi për mundësinë e...