Qeverisja në dietë, Edi Rama kabinet me 9-10 ministri, projekt i ri me superdrejtori

Qeverisja në dietë, Edi Rama kabinet me 9-10 ministri, projekt i ri me superdrejtori

Pas tri javësh pushimi veror, Edi Rama është rikthyer ditën e djeshme në zyrën e tij në Kryeministri duke u futur menjëherë në punë për të avancuar projektin e tij më të ri që thuhet se do të shpaloset në shtator për të ulur numrin e ministrave dhe njëkohësisht për të fuqizuar drejtoritë që pritet të marrin rolin kryesor në qeverisje. Burime pranë mazhorancës thonë se Rama do të prezantojë një kabinet të ri me vetëm 9-10 ministri, nga 17 që janë në qeverinë aktuale. Paralelisht, do të krijohen superdrejtori të reja, të cilat do të marrin kompetenca të zgjeruara në menaxhimin e sektorëve kyç. Në këtë formulë, ministrat do të kthehen në figura politike dekorative, ndërsa vendimmarrja reale do të zhvendoset tek drejtuesit e...