“Vinicius ka një problem social”… / Në stadiumin ku nuk kishte qenë kurrë, i bëri 30 mijë njerëz kundër tij

“Vinicius ka një problem social”… / Në stadiumin ku nuk kishte qenë kurrë, i bëri 30 mijë njerëz kundër tij

Nuk ka ndeshje ku Vinicius të mos bëhet protagonist për një arsye ose një tjetër. Në “Carlos Tartiere”, kundër Real Oviedo (në fitoren 3-0 të Real Madridit), ai u bë i tillë për shumë arsye. Kjo ndodhi edhe pse luajti vetëm gjysmë ore, e nisi transfertën nga stoli. Xabi Alonso surprizoi duke e lënë brazilianin fillimisht në stol. Ndoshta edhe për këtë arsye, kur hyri në fushë në minutën e 63-të, me rezultatin 1-0, ai ishte si “tornado”. Sa i takon anës pozitive, Vinicius dha asistimin për golin e dytë të Mbappé dhe shënoi vetë golin e tretë. Referuar anës negative, braziliani simuloi një penallti që i solli kartonin e verdhë, tregoi zemërim gjatë festës së golit të dytë (Mbappé i mbuloi gojën), u përplas me...