Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I shpallur në kërkim për trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari në Laç
Policia e Lezhës ka arrestuar në Laç 41-vjeçarin, Ritvan Keqi, i shpallur më parë për trafikim armësh. Keqi ishte shpallur në kërkim nga Policia Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.