Skandali i madh financiar, shteti shqiptar humbi mbi 15,000 gjyqe pune dhe pagoi më shumë se 13 miliardë lekë…

Skandali i madh financiar, shteti shqiptar humbi mbi 15,000 gjyqe pune dhe pagoi më shumë se 13 miliardë lekë…

Administrata publike shqiptare gjatë viteve 2013–2025 është shndërruar në një “minë me sahat” financiare për buxhetin e shtetit. Me mijëra punonjës të pushuar padrejtësisht, procese gjyqësore të humbura njëri pas tjetrit, konflikte pronësore e tenderash, si dhe çështje tatimore të stërzgjatura, kanë rrënuar arkën e shtetit me dhjetëra miliardë lekë. Vetëm nga largimet abuzive nga puna, mbi 15 mijë punonjës janë dëmshpërblyer nëpër gjykata, duke i kushtuar taksapaguesve më shumë se 13 miliardë lekë. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka cilësuar këtë skandal si një “keqadministrim i përsosur”, ndërsa raportet e Ministrisë së Financave dhe Avokaturës së Shtetit tregojnë një trend që përsëritet çdo vit zgjedhor ku “fshesa politike” në administratë kthehet në miliona euro të tjera dëmshpërblime. Ky cikël jo vetëm që boshatis...