“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt rijetëzimi

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt rijetëzimi

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh automjetesh, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka hedhur poshtë këtë pretendim. “Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare. Por, MEKI në një deklaratë për mediat sqaron se inertet që shihen në foton e publikuar nga Tare do të përdoren për disa projekte që synojnë rijetëzimin e Shpellës së Spilesë. Sipas ministrisë, ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor. “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin...