Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe”, frika e gjyshes për dy motrat që u shuan në aksidentin tragjik
Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”. Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi për Report Tv se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur...