Man. City bën “bingo”, do transferojë Donnarumma-n për një shifër qesharake

Man. City bën “bingo”, do transferojë Donnarumma-n për një shifër qesharake

25 Gusht 2025 19:37 Telesport I konsideruar si portieri më i mirë i momentit në botë, Gianluigi Donnarumma është shumë pranë zyrtarizimit te Manchester City, pasi vendosi të largohet nga PSG, një vit para se t’i mbaronte kontrata. “Football Italia” raporton se Manchester City do paguajë vetëm 30 milionë euro për kartonin e Donnarumma-s te PSG, pasi më parë ka rënë dakord për kushtet personale me lojtarin. Fillimisht, francezët kërkonin 45-50 milionë, por duke parë që jemi në fund të afatit të merkatos dhe portieri do të largohej falas verën e ardhshme, kanë vendosur të ulin kërkesat e tyre dhe të pranojnë propozimin prej 30 milionë euro nga Man. City. Zyrtarizimi i Donnarumma-s te “Qytetarët” do bëhet brenda kësaj jave, duke shpresuar që të zgjidhin...