Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E FUNDIT NGA SPANJA: Rodrygo merr vendimin final për të ardhmen, lajmëron dy agjentët e tij të gjejnë një ekip të ri
25 Gusht 2025 20:07 Telesport Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket se ka vendosur të largohet nga klubi madrilen gjatë kësaj jave, pasi më 1 shtator mbyllet zyrtarisht merkato. Braziliani nuk e priti miri vendimin e Xabi Alonso-s për t’u zëvendësuar dhe reagoi me nervozizëm. Sipas asaj që raporton “The Athletic”, Rodrygo ka lajmëruar sot dy agjentët e tij, Pini Zahavi dhe Kia Joorabchian, të shqyrtojnë propozimet e ardhura nga ekipet e tjera. Deri tani për brazilianin ka pasur interes nga Arsenal, Manchester City dhe Liverpool. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Real Madrid nuk do e pengojë largimin e Rodrygo-s, por kjo gjë do të...