Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmuesi i afruar me bujë në Serinë A dëmtohet dhe mbetet jashtë dy muaj
Skuadra e Bolonjës ka marrë një goditje të rëndë, pasi që në startin e sezonit, ka humbur shërbimet e një prej elementëve më cilësorë në skuadër. Çiro Imobile, i kthyer përsëri gjatë kësaj vere në Serinë A, ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së parë të kampionatit kundër Romës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë nga fushat e lojës. Dëmtimi i pësuar në këmbën e djathtë, rezultoi më i rëndë se sa mendohej dhe klubi i Bolonjës bëri të ditur se koha e rikuperimit të lojtarit, do të jetë rreth 8 javë. Një periudhë shumë e gjatë për sulmuesin i cili pritej të kishte një rol kryesor në repartin e avancuar të kësaj skuadre që synon që të luftojë përsëri për një...