Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15
Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave, Neritan Koçi, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të sezonit të ri. Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-19 marrin pjesë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Bylis, Partizani, Apolonia dhe AF Elbasani. 10 skuadrat e “Abissnet Superiore” U-17 janë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Partizani, Apolonia dhe Shkëndija Tiranë. Kampionati “Abissnet Superiore” U-16: Teuta, AF Elbasani, Apollo 2016, Partizani, Internacional Tirana, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe Dinamo City. Në kampionatin “Abissnet Superiore”...