PSG “tradhton” Kolo Muani, kushti i francezëve vështirë të pranohet nga Juventus

PSG “tradhton” Kolo Muani, kushti i francezëve vështirë të pranohet nga Juventus

25 Gusht 2025 18:23 Telesport E ardhmja e Kolo Muani është sërish në pikëpyetje, edhe pse afati kalimtar i merkatos verore mbyllet më 1 shtator. Sulmuesi francez nuk është në planet e Luis Enrique, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri. Dëshira e Kolo Muani është të rikthehet përfundimisht te Juventus, aty ku shkëlqeu gjatë huazimit në gjysmën e sezonit të kaluar. Fillimisht, PSG kërkonte 55 milionë euro për shitjen përfundimtare të sulmuesit, por tani francezët duket se kanë ndryshuar mendje. “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi francez kërkon tani plot 70 milionë euro për të lënë të lirë Kolo Muani, gjë që ka acaruar së tepërmi sulmuesin. Ai ndihet i “tradhtuar” nga drejtuesit e klubit. Kolo Muani ka refuzuar edhe një ofertë...