Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern në hall, i duhet me patjetër një sulmues i ri. Bordi merr sot vendimin e rëndësishëm
25 Gusht 2025 18:47 Telesport Kur duhet 1 javë nga mbyllja e merkatos verore, Bayern Munich duhet të sigurojë me patjetër transferimin e një sulmuesi. “Kicker” raporton se sot mbasdite do të mblidhet bordi i klubit bavarez ku do vendoset pikërisht për transferimin e një sulmuesi të ri. Do diskutohet për buxhetin e disponueshëm dhe strategjinë që duhet ndjekur për përforcimin që do bëhet në sulm. Dëshira kryesore mbetet Nico Woltemade, por Stuttgart duket se nuk lëviz nga shifra 70 milionë euro. Një alternativë tjetër është Christopher Nkunku, të cilin Chelsea nuk pranon ta huazojë, por kërkon shitjen përfundimtare të tij. Megjithatë, transferimi i francezit ka një lloj hezitimi te bordi i klubit bavarez, pasi nuk konsiderohet si përforcimi ideal në sulm. Emra të tjerë...