Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë, sulmuesi italian rikthehet te goli pas 455 ditësh
25 Gusht 2025 19:03 Telesport Atalanta e nisi me barazimin sezoni e ri, 1-1 ndaj Pisa, në Bergamo. Golin për skuadrën e drejtuar këtë sezon nga Ivan Juric, e shënoi Gianluca Scamacca. Sulmuesi italian rikthehet te goli pas plot 455 ditësh. Goli i tij i fundit në një ndeshje zyrtare ka qenë në maj të vitit 2024. Sezoni i kaluar ishte një makth i vërtetë për të, ku pësoi një dëmtim shumë të rëndë në gju, që e la jashtë për shumë gjatë. “Ky është ai momenti për të cilin kam punuar shumë. Kalova disa muaj të vështirë, por çdo seancë stërvitore kishte për qëllim rikthimin sa më shpejt në fushë dhe për të ndihmuar shokët e mi të ekipit”, u shpreh sulmuesi pas barazimit...