Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra: Do të përgatitemi denjësisht për eliminatoret e Euro U-19, futbolli i vajzave ka bërë hapa të mëdhenj

Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra: Do të përgatitemi denjësisht për eliminatoret e Euro U-19, futbolli i vajzave ka bërë hapa të mëdhenj

Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra, ka dhënë një prononcim për fshf.org, ku ka ndarë emocionet dhe përgjegjësinë e marrjes së detyrës së re. Ajo theksoi se ndihet e lumtur dhe krenare për këtë hap të rëndësishëm në karrierë, duke falënderuar Presidentin Armand Duka dhe drejtuesit e FSHF-së për besimin e dhënë. “Jam shumë e lumtur dhe krenare. Njëkohësisht është një përgjegjësi shumë e madhe. Gjej rastin të falënderoj Presidentin e FSHF, Armand Duka. Gjithashtu edhe drejtorin teknik, Fulvio Pea për besimin që më kanë dhënë për të drejtuar Kombëtaren U-19 të vajzave. Emocionet janë të veçanta, pasi vij nga një eksperiencë fantastike nga Kombëtarja A e vajzave dhe Kombëtarja U-15. Eksperienca te Kombëtarja A më ka ndihmuar goxha shumë, duke...