Kamera që vazhdoi dhe e filmoi ishte një “tradhti” për të, lojtari i Realit shfaq gjithë pakënaqësinë ndaj Alonsos

Kamera që vazhdoi dhe e filmoi ishte një “tradhti” për të, lojtari i Realit shfaq gjithë pakënaqësinë ndaj Alonsos

Mbrëmë Real Madridi mundi Oviedon 3-0 në ndeshjen e raundit të dytë të La Ligës dhe në qendër të vëmendjes është Rodrygo sepse kamerat regjistruan atë që bëri braziliani kur Xabi Alonso e nxori nga loja. Pavarësisht fitores është e qartë se situata në ekipin e madrilenëve nuk është më e mira e mundshme pasi Alonso ka disa lojtarë të pakënaqur aty dhe Rodrigo kryeson mbi të gjithë.Mbrëmë, braziliani më në fund mori një shans për të luajtur nga minuta e parë dhe shumë besojnë se ndeshja kundër Oviedos ishte shansi i tij i fundit për të provuar veten. Rodrygo ishte i motivuar për të luajtur dhe kishte disa lëvizje të mira, por Alonso e “preu” plotësisht në minutën e 63-të kur vendosi ta nxirrte...