Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Braçe nxjerr videot e “përndjekësit” të mjekes: Pse policia nuk merret me këtë pis?
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ndarë një video të pazakontë në rrjetet sociale. Në pamjet e ndara shihet një person, që sipas socialistit, përndjek një mjeke, duke i vendosur kamera në dritare dhe duke i shkuar atje herë pas herë për të bërë fotografi. “Shiheni çbën: hipën me shkallë në tarracën e një ndërtimi të paligjshëm dhe i shkon dritare më dritare mjekes, përndjek atë dhe pacientet e saj; mjekja ndodhet në ambientin e saj të punës, që është pronë e saj,” shkruan Braçe. Braçe bën me dije se ka shkuar personalisht në atë ambient dhe e ka hequr kamerën e paligjshme, ndërkohë që thekson se është e habitshme sesi Policia e Shtetit nuk vepron ndaj këtij përndjekësi, sipas Braçes. “E mbani mend...