“Nuk ka më justifikime”, Rooney paralajmëron Amorim: Duhet një ndryshim drastik

“Nuk ka më justifikime”, Rooney paralajmëron Amorim: Duhet një ndryshim drastik

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka pohuar se Ruben Amorim nuk ka më  justifikime në Old Trafford. Trajneri portugez ka pasur një fillim të vështirë të sezonit të ri pas një sezoni të parë për t’u harruar. Djajtë e Kuq treguan shkëndija premtuese në humbjen e tyre 1-0 ndaj Arsenalit në fundjavën e parë. Megjithatë, ata patën një paraqitje zhgënjyese kundër Fulham. Skuadra e Ruben Amorim kaloi në avantazh në minutën e 58-të falë autogolit të Rodrigo Muniz. Megjithatë, Fulham barazoi 15 minuta më vonë nga ish-ylli i Arsenalit, Emile Smith Rowe. Wayne Rooney ka pohuar se Ruben Amorim me siguri do ta ndiejë presionin nëse nuk arrin t’i ndryshojë gjërat së shpejti. Ai ka këmbëngulur se Manchester United ka bërë blerje shumë të...