Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin ku humbën jetën dy motrat, 23-vjeçari punonjës në Ministrinë e Brendshme
Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to. Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Norra, banues në Fier, ishte me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme. Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.