Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Trajneri veteran gjerman nuk i beson Ter Stegen-it: Nëse duam të arrijmë diçka në Botëror, të luajë Neuer
Lëndimi në shpinë i Marc-André ter Stegen (33 vjeç) do ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj. Në Gjermani kanë frikë se gjendja e tij fizike mund të bëhet problem në prag të Botërorit të verës së ardhshme. Trajneri Julian Nagelsmann theksoi pas operacionit të portierit të Barcelonës: “Ai duhet të jetë numri 1 në klubin e tij për të qenë titullar në Botëror”. Kjo ka rihapur diskutimet për një rikthim të veteranit Manuel Neuer, i cili verën e kaluar njoftoi tërheqjen nga kombëtarja pas 15 vitesh si titullar absolut. Mundësia që Neuer të kthehet me Gjermaninë nuk përjashtohet, madje po shihet gjithnjë e më pozitivisht për shkak të pasigurisë rreth Ter Stegen. Hermann Gerland, trajner i njohur dhe për shumë vite ndihmës te...