Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
FOTOLAJM – Niveli i muzikës mbi parametrat e lejuar, 2 mln lekë të vjetra gjobë lokalit në Shkodër…
Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, bazuar dhe në telefonatat e qytetarëve, strukturat e DVP Shkodër kanë intensifikuar, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pasi morën njoftim nga salla operative per një ankesë për muzikë të lartë në lagjen “Vasil Shanto”, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit M. L., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë...