Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vuelta e Spanjës nis me probleme, vidhen në Itali 18 biçikleta me vlerën 250 mijë
25 Gusht 2025 13:30 Telesport Ndërkohë që në Itali ka nisur Vuelta e Spanjës, turneu i tretë më i madh në botë në sportin e biçikletës (21 etapa, me finish në Madrid, më 14 shtator), një lajm ka tronditur jo pak organizatorët e këtij turneu. E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” njofton se gjatë natës janë vjedhur 18 biçikleta të skuadrës Visma-Lease a Bike, ekipi i udhëhequr nga Jonas Vingegaard. Lajmi u konfirmua nga ekipi, i cili nuk specifikoi numrin e biçikletave të vjedhura, ndërkohë që dëmi kap shifrën e 250,000 eurove. “Mbrëmë, furgoni i mekanikëve tanë është hapur dhe disa biçikleta u vodhën“, thuhet në një deklaratë të skuadrës Visma-Lease a Bike. “Mekanikët tanë po punojnë pa u lodhur për të siguruar që ekipi...