Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

Trajner i ri, afrime në merkato dhe dëshira për një cikël të ri, në këtë fazë ndryshimesh. Një nga siguritë e Interit mbetet Lautaro Martinez, gati për sezonin e tetë me fanellën zikaltër dhe për ta udhëhequr sërish skuadrën si kapiten. Nga kjo mbrëmje, me ndeshjen ndaj Torinos në shtëpi, fillojnë sfidat zyrtare. Do të jetë ai, që do t’i drejtojë shokët e skuadrës drejt objektivave të rinj, duke lënë pas zhgënjimet e fundit të sezonit të kaluar. Humbjet e fundit i kanë dhënë energji dhe motivim për të synuar triumfe të reja. Sonte, ai do ta udhëheqë sulmin zikaltër në krah të partnerit Thuram, duke synuar të lërë menjëherë shenjën e tij në sezonin e ri. Kundër Torinos, ai ka shënuar më parë 5...