Berisha vijon akuzat: Partia shtet me sistem patronazhimi më 11 maj, Dumani mbrojti krimin elektoral

Berisha vijon akuzat: Partia shtet me sistem patronazhimi më 11 maj, Dumani mbrojti krimin elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye përsëri ditën e sotme tezës së farsës elektorale të 11 majit. Për të justifikuar pretendimet politike, ai shfaqi disa të dhëna që tha se ishin marrë nga sistemi elektoral i partisë shtet në qarkun e Fierit. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për krimin elektoral dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani, që edhe njëherë e quajti Altin Troplini, për mbrojtjen e qeverisë nga krimi elektoral. “Sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatizëm nga zv/kreu i organizatës për krimin elektoral, Altin Troplini. Zgjedhjet janë farsë, farsë dhe vetëm farsë. Vendosën pabarazi ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën...