Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sonte Inter-Torino në Tring, zikaltrit duan fitore në start, Asllani nuk luan ndaj ish-skuadrës së tij
Nga Ervin Sina Java e parë e Serisë A mbyllet sot në Tring me dy sfidat e fundit. Fillimisht, në orën 18:30 transmetohet përballja mes Udineses dhe Veronës, ndërsa më pas vëmendja përqendrohet në mbrëmje, në orën 20:45, me takimin Inter–Torino. Zikaltërit duhet t’i përgjigjen Napolit, Juventusit dhe Romës, skuadra me pretendime, të cilat fituan sfidat e tyre të javës së parë. Sonte në “San Siro” bën debutimin në sezonin e ri para publikut zikaltër edhe trajneri Kristjan Kivu, që zëvendëson Simone Inzagin. Tekniku rumun nuk do të ketë në dispozicion Hakan Calhanoglu, të skualifikuar, si dhe talentin e ri italian, Pio Esposito. Në vend të turkut, është gati blerja e verës, kroati Sucic. Në krahun tjetër, Torino është përforcuar ndjeshëm gjatë verës, sidomos në...