‘11 maji, farsë elektorale’, Berisha vijon me akuzat 3 muaj pas zgjedhjeve: Rama, parti- shtet

‘11 maji, farsë elektorale’, Berisha vijon me akuzat 3 muaj pas zgjedhjeve: Rama, parti- shtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye përsëri ditën e sotme tezës së farsës elektorale të 11 majit. Për të justifikuar pretendimet politike, ai shfaqi disa të dhëna që tha se ishin marrë nga sistemi elektoral i partisë shtet në qarkun e Fierit. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për krimin elektoral0 “Sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama. Zgjedhjet janë farsë, farsë dhe vetëm farsë. Vendosën pabarazi ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale. Sistemi i patronazhimit i denoncuar në mënyrë të hapur dhe të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Kodin Elektoral, konventat ndërkombëtare, direktivat e Këshillit të Europës dhe Venecias”, tha Berisha...