Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan bën gati ofertën 15 milionë euro për mesfushorin 21-vjeçar italian që shkëlqen me Bologna
25 Gusht 2025 11:37 Telesport Ndërsa trajneri Max Allegri ëndërron të stërvitë përsëri Adrien Rabiot, drejtuesit e Milan po lëvizin drejt një mesfushori tjetër. Bëhet fjalë Giovanni Fabbian, talentin 21-vjeçar italian që aktualisht është pjesë e Bologna në Serie A. Takimi i djeshëm i kryer në Casa Milan pas disfatës në ndeshjen e parë në kampionat, zbuloi se përveç nevojës për një sulmues të ri, trajneri dëshirën edhe një mesfushor. Dhe Fabbian duket se do të jetë zgjedhja e klubit kuqezi. Një ofertë prej 15 milionë eurosh është tashmë gati për lojtarin italian, që është rritur te Inter dhe prej dy sezonesh luan në Serie A me Bologna, ku ka realizuar 8 gola në 57 ndeshje. Pra, një lojtar që e njeh mirë kampionatin. Lojtari...