Mbappé aktivizon “modulin CR7”, kryegolashënues te Real Madridi dhe në kontinent

Mbappé aktivizon “modulin CR7”, kryegolashënues te Real Madridi dhe në kontinent

Kylian Mbappé është i uritur, i pangopshëm. Francezi ka aktivizuar një version të ri, që në “Chamartín” njihet si “modi CR7”. Francezi e ka bërë golin, varësinë e tij më të madhe. Osasuna dhe Oviedo kanë qenë dy “viktimat” e tij të para në sezonin e ri. Numrat nuk gënjejnë. Në vitin 2025, Mbappé po shkruan një histori që ngjason me obsesionin golashënues të Cristiano Ronaldos. Francezi shënoi sërish, këtë herë dopietë në “Carlos Tartiere”. Tani ka 33 gola në 37 ndeshje, këtë vit. Me golat e mbrëmjes së kaluar, janë tashmë 13, herët që Mbappé ka zhbllokuar rezultatin në La Liga që kur është te Real Madridi. 13 gola që kanë thyer rezistencën e kundërshtarëve, kur gjithçka dukej e bllokuar. Mbappé është specializuar të...