Përplasi me makinë kalimtarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Përplasi me makinë kalimtarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Është arrestuar 17-vjeçari, i cili përplasi me makinë një kalimtar në Fier. I lënduari, shtetasi me iniciale K.T., 35 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. “Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në lagjen “Liri Gero”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçarin që aksidentoi me automjet, shtetasin K. T., 35 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.”, thotë policia.