Plas brenda PD-së, Spaho ‘thumbon’ Berishën: Ndryshim lidershipi dhe qasje tjetër politike

Plas brenda PD-së, Spaho ‘thumbon’ Berishën: Ndryshim lidershipi dhe qasje tjetër politike

Kampi opozitar po përjeton një krizë të thellë politike që pas humbjes historike të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku mazhoranca gati sa nuk ka siguruar shumicën e cilësuar. Në vorbullën e tensioneve të brendshme, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka vijuar me kritikat e tij ndaj drejtimit aktual të PD-së. Pas lënies jashtë listës së sigurt nga kreu i selisë blu Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit, Spaho po e shpreh hapur pakënaqësinë në rrjetet sociale. Në reagimin e tij të fundit, në profilin personal në rrjetin social Facebook, ai theksoi se opozita duhet të jetë e pranishme në Parlament dhe të shkëputet nga “mentaliteti primitiv i bojkotit dhe përballjes fizike me mazhorancën”. Sipas Spahos, “opozita duhet të ofrojë alternativa për problemet e shoqërisë,...