Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
De Bruyne: I lumtur që e nisa me gol dhe fitore, kam ende nevojë të përshtatem me Serie A
25 Gusht 2025 10:45 Telesport Aventura e Kevin De Bruyne me fanellën e Napoli në Serie A nisi me një gol në fitoren 2-0 ndaj Sassuolo. Lojtari belg ka mbetur i kënaqur nga rezultati dhe goli shënuar pas një krosimi në zonë, top që nuk u prek nga askush. “Çfarë mendova kur pashë topin të hynte në portë? Ishte mirë të filloja kështu, me një gol dhe fitore. Unë doja ta vendosja topin në një zonë rreziku, dhe për fat të mirë askush nuk e preku dhe ai hyri në portë”, tha De Bruyne. “Mënyra se si po punoj në Itali është shumë e ndryshme, por unë jam ai që duhet të përshtatet. Gjithsesi, ne mund të kishim bërë edhe më mirë në këtë ndeshje...