Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
De Bruyne tregon ku ndryshon Conte nga Guardiola, zgjedh mes Champions-it dhe titullit të Serie A
Kevin De Bruyne ka qenë tashmë vendimtar në Serie A, duke shënuar golin e dytë, me të cilin Napoli mposhti Sassuolon në ndeshjen e parë të kampionatit. Belgu foli për “Corriere della Sera”: “Fitorja ishte një fillim i mirë. Ky është një grup që mund të luftojë për titullin, por nuk jemi të vetmit, edhe sepse ta përsëritësh suksesin e sezonit të kaluar është e vështirë. Interi ka më shumë vazhdimësi se të tjerët, edhe lojtarë me vlera, ndërsa Milani mund të jetë i rrezikshëm, pavarësisht fillimit të gabuar”. Këtë sezon, Napoli do të garojë edhe në Champions League: “Çfarë do të zgjedh për të fituar mes Champions-it dhe kampionatit? E vështirë, por Champions League e kam fituar tashmë, Serie A kurrë…” Pa Lukakun do...