Lajmi që çudiste botën: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë

Lajmi që çudiste botën: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë

Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjencia e prestigjize amerikane e lajmeve ”Associated Press” më 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929. Agjencia ”Associated Press“ informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë në fron, ka fituar emrin e Monarkut më punëtor në botë- Tetëmbëdhjetë orë pune të pandërprera ditë dhe natë-me 10 minuta shëtitje nëpër pallat çdo dy orë-është puna që bën çdo ditë. Mbreti ngrihet në mëngjes në orën gjashtë. Pi një kafe të zezë, ndez një cigare, dhe pastaj i përvishet punës. Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të ëmën, të cilën e do dhe...