Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I vuri zjarrin nga pakujdesia tokës me pemë dru-frutore, nën akuzë 41-vjeçarja korçare
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i vuri flakën tokës së mbjellë me pemë dru-frutore. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gështenjas të Korçës, teksa policia vendore bëri me dije se ka vënë nën akuzë të dyshuarën 41-vjeçare, me inicialet N. M. “Ajo dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore”, bëri me dije policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.