Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E bujshme nga Anglia! Mourinho rikthehet në Premier League për të drejtuar Nottingham Forest
25 Gusht 2025 9:49 Telesport Një rikthim sensacional në Premier League është i mundur për José Mourinho, aktualisht në krye të klubit turk Fenerbahçe. Pas Chelsea (dy herë), Manchester United dhe Tottenham, trajneri portugez është favoriti për të marrë drejtimin e Nottingham Forest. Pavarësisht se u kualifikua për Europa League sezonin e kaluar dhe bëri një debutim fitues javën e kaluar, pronarët e klubit anglez duket se janë të vendosur ta shkarkojnë trajnerin Nuno Espirito Santo, i cili ka kritikuar afatin kalimtar të verës. “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin. Kemi folur çdo ditë në muajt e fundit, por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë kohët e fundit“, tha Nuno Espirito Santo, që shtoi: “Jemi prapa në merkato dhe jam i shqetësuar...