Chivu: Me shpenzimet që ka bërë, Napoli është favorit. Unë preferoj cilësinë para sasisë

Chivu: Me shpenzimet që ka bërë, Napoli është favorit. Unë preferoj cilësinë para sasisë

Cristian Chivu debuton sot në stolin e Interit, në Serie A. Në konferencë për shtyp, ai foli për ndeshjen me Torinon dhe objektivat sezonalë. Si është gjendja e skuadrës pas përgatitjeve?Kemi punuar mirë në këto katër javë. Ishte një përgatitje e shkurtër, por intensive. Jemi ende në ndërtim, por ndihemi gati dhe mezi e prisnim fillimin e kampionatit. Sa ndikon merkatoja?Tregu ka qenë i pikësynuar. Disa objektiva nuk ishin të shitshëm, siç ndodh edhe me lojtarët tanë. Linja e klubit është e qartë: investim te të rinjtë me potencial. Ata që kemi marrë janë gati të na ndihmojnë. Oriali tha se Interi është favorit absolut. A pajtoheni?Unë jam dakord me Allegrin; kush fiton titullin një sezon, është favorit sezonin pasues. Napoli me atë që ka...