Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xabi Alonso: Tjetërsimi i Mbappé? Ka rikuperuar 4 kilogramë që nga Botërori i Klubeve
“Ndryshimet nga një ndeshje në tjetrën varen nga ajo që na nevojitet, nga ngarkesa, nga kundërshtari. Asgjë më shumë”. Kështu e shpjegoi Xabi Alonso “revolucionin” e tij në “Tartiere”, ku futi në lojë Carvajal, Rüdiger, Mastantuono dhe mbi të gjitha Rodrygo. “Na duhen të gjithë lojtarët, Rodrygo është një prej tyre”, – theksoi trajneri bask. Po ashtu, ai uli tonet rreth uljes në stol të Vinicius: “Vini hyri shumë mirë në ato dy gola qetësie. Do të ketë ndeshje për të gjithë (…). Në futboll duhet t’i kuptosh gjërat”. Çfarë analize bëni për ndeshjen?E analizoj nga loja, Oviedo ishte e mbyllur. Në pjesën e dytë ramë pak, sepse kundërshtari bëri një hap përpara. Ishte një ndeshje shumë serioze, e plotë, me dhe pa top, luajtëm...