Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tatimet gjobisin subjektin në Tiranë, fshehu 810 mijë euro të ardhura në mbi 3 vjet
Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore e blektorale në vend. Nga inspektimet në Tiranë, u konstatua dhe gjobit një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, që për një periudhë 3 vite e gjysmë ka fshehur të ardhura në vlerën 810 mijë euro. Gjatë kontrollit, Task Forca e Terrenit konstatoi edhe mallra pa faturë. Sipas Tatimeve, shuma u zbuluar pas analizës së pajisjes elektronike DVR, që biznesi e përdorte në mënyrë të paligjshme duke kryer evazionin fiskal në vitet 2022-2025. “Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale në çdo cep të vendit. Në Tiranë, një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, por jo vetëm, u kap me 810 mijë € të ardhura të...