Kush janë kompanitë që kanë hedhur shtetin në gjyq, miliona euro të fituara në arbitrazh nga kontrata të dështuara…

Kush janë kompanitë që kanë hedhur shtetin në gjyq, miliona euro të fituara në arbitrazh nga kontrata të dështuara…

Që prej vitit 2013, Shqipëria është përballur me një seri procesesh të kushtueshme arbitrazhi ndërkombëtar, ku investitorë të huaj dhe kompani private kanë paditur shtetin për shkelje kontratash, anulime të njëanshme koncesionesh, prishje marrëveshjesh dhe vendime qeveritare që kanë shkaktuar dëme financiare kolosale. Çdo humbje në këto gjykime është kthyer në fatura miliona euro për buxhetin e shtetit, duke u bërë barrë e drejtpërdrejtë për taksapaguesit shqiptarë. Arbitrazhet janë zhvilluar pranë forumeve ndërkombëtare si ICSID – Gjykata e Arbitrazhit pranë Bankës Botërore, UNCITRAL – Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare, si dhe pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC). Shumat e vendimeve për dëmshpërblim kanë kapur qindra milionë euro, ndërsa shpenzimet për konsulencë ligjore shtohen si kosto...