Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Uzuni asiston e shënon, por kjo s’mjafton për Austin, Torino konfirmon ardhjen e Asllanit
Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares, Silvinjo po merr lajme të mira nga disa lojtarë të përfaqësueses në këtë moment. Ata po spikasin me performancën e tyre në skuadrat ku aktivizohen dhe trajneri brazilian po mban shënime për secilin prej tyre. Jo të gjithë janë protagonistë por një pjesë e konsiderueshme i dhanë provat në javët e para të kampionateve ku luajnë se gëzojnë formë të mirë, sidomos Daku, Mitaj, Gjimshiti, Strakosha e ndonjë tjetër. forma e mirë sportive e tyre do të thotë se për stafin e Kombëtares vijnë momente pozitive për të përgatitur si duhet dy ndeshjet e shtatorit, ku fillimisht është miqësorja me Gjibraltarin e më tej ndeshja zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2026, grupi K, ndaj Letonisë. Siç dihet, ndeshja e parë...