Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partizani fiton ndaj Vorës, vendos një autogol
Partizani e nisi sezonin e ri të Superiores me një fitore minimale 1-0 ndaj Vorës. Takimi u vendos që në minutën e 9-të, kur mbrojtësi Rrepaj devijoi gabimisht topin në portën e tij pas një ngatërrese me portierin Ruci. Pavarësisht disavantazhit të hershëm, Vora u përpoq të reagonte dhe në minutën e 25-të Kasalla iu afrua golit, por goditja me kokë nuk gjeti kuadratin. Në minutën e 36-të ishte radha e Isgandarli për të rrezikuar portën mike, por tentativa e tij kaloi ngjitur me shtyllën. Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal të Partizanit, ndërsa në të dytin loja u bë më e ekuilibruar. Vora tentoi disa herë barazimin, por pa saktësinë e nevojshme në përfundim të aksioneve. Skuadra kryeqytetase menaxhoi rezultatin duke ruajtur...