Pisa befason Atalantën në pjesën e parë, “paqe” në Juventus-Parma

Pisa befason Atalantën në pjesën e parë, “paqe” në Juventus-Parma

24 Gusht 2025 21:34 Telesport Kanë përfunduar 45 minutat e para në dy ndeshjet e radhës në Serie A, të vlefshme për javën e parë. Në Bergamo, Pisa e ardhur nga Serie B befason Atalantën. SHIKOGOLIN Në minutën e 25-të, ekipi i drejtuar nga Alberto Gilardino gjeti avantazhin pas një kundërsulmi të shpejtë dhe falë autogolit të Hien, qendërmbrojtësit të Atalantës. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Pisën. Në “Allianz Stadium” në Torino, pjesa e parë mes Juventusit dhe Parmës është mbyllur në barazim pa gola. Dominim i bardhezinjve, por pa arritur të gjejnë dot golin.