Vora debuton me humbje në Superiore, Partizani merr 3 pikët falë një autogoli (video)

Vora debuton me humbje në Superiore, Partizani merr 3 pikët falë një autogoli (video)

24 Gusht 2025 21:53 Telesport Partizani i drejtuar këtë sezon nga Mladen Milinkoviç ka fituar 1-0 ndaj Vorës, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të luajtur në “Arenën e Demave”. Vora e drejtuar nga Arjan Bellai debuton me humbje në Superiore. Debutuesit e Superiores rezistuan vetëm 9 minuta, pasi Partizani gjeti avantazhin falë një autogoli. Paulo Buxhelaj kroson në zonë nga goditja e dënimit, Serjan Repaj i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Partizani e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0. SHIKOAUTOGOLIN Pjesa e dytë foli më shumë për të kuqtë, që patën disa raste të mira me Skukën dhe Shanaj, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Partizani e nis me...