Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vora debuton në Superiore, një autogol i jep avantazhin Partizanit në pjesën e parë (video)
Partizani dhe Vora po përballen në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Superiore. Kjo është një ndeshje historike për Vorën, pasi kjo është hera e parë që luan në Superiore. Partizani i drejtuar nga Mladen Milinkoviç, e nisi me këtë formacion zyrtar: Qirko, Preka, Sembene, Martinez, Buxhelaj, Qokthi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Xhudah, Isgandarli. Vora e drejtuar nga Arjan Bellai, e nisi me këtë formacion zyrtar: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Hasaj, Bardhi, Kasalla, Karrica, Luis Felipe. Debutuesit rezistuan vetëm 9 minuta, pasi Partizani gjeti avantazhin falë një autogoli. Paulo Buxhelaj kroson në zonë nga goditja e dënimit, Serjan Repaj i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Partizani e...