Aksident tragjik në Fier/ 35-vjeçari goditet rëndë nga një 17-vjeçar, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)

Aksident tragjik në Fier/ 35-vjeçari goditet rëndë nga një 17-vjeçar, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme pranë Shkollës së Muzikës në Fier, ku një këmbësor u përplas nga një automjet tip “Range Rover”. I aksidentuari është identifikuar Kreshnik Tomani, 35-vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas dëshmive, ai ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili qarkullonte pa leje drejtimi. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. Menjëherë pas ngjarjes, Tomani u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.Policia e Fierit ka shoqëruar adoleshentin që...