Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan e ktheu mbrapsht, drejtori sportiv i Leverkusen reagon për rastin e Boniface dhe tregon vendimin që kanë marrë
24 Gusht 2025 19:59 Telesport Victor Boniface është kthyer mbrapsht dhe nuk do të firmosë për Milanin. Sulmuesi nigerian ka shfaqur probleme në testet mjekësore dhe drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur të anulojnë marrëveshjen me Leverkusen. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga klubi i Leverkusen për këtë rast. Simon Rolfes, drejtori sportiv i Leverkusen, ka konfirmuar se Boniface do të kthehet në klubin gjerman për të vazhduar stërvitjen. “Të rinegociojmë kontratën? Nuk mendoj se kjo është e mundur. Gjendja e tij fizike është përmirësuar. Boniface duhet të vazhdojë të punojë. Ne besojmë se ai ende mund të përparojë”, deklaroi ai. Ndërkohë, Milan ka hedhyr sytë nga sulmuesi danez i Sporting Lisbon, Conrad Harder, duke hequr dorë përfundimisht nga Boniface. Edhe në merkaton e janarit,...