Bruno Fernandes godet penalltinë më të keqe në karrierë, Man. United e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Fulham

Bruno Fernandes godet penalltinë më të keqe në karrierë, Man. United e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Fulham

24 Gusht 2025 18:18 Telesport Manchester United po përballet me Fulham në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në Premier League. “Djajtë e Kuq” vijnë pas humbjes 0-1 ndaj Arsenal në javën e parë dhe sot pritet reagimi në fushë prej tyre, ku vlen vetëm fitorja. Pjesa e parë në “Craven Cottage” është mbyllur në barazim pa gola. Në minutën e 33-të, Calvin Bassey pengon brenda zonës Mason Mount dhe pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti për Man. United. Topin e merr i zakonshmi Bruno Fernandes, një ekspert nga 11-metrat, por këtë herë goditja e tij përfundoi jashtë portës. Mund të thuhet që kjo është penalltia më e dobët në karrierë për Bruno Fernandes, i cili nga 68 penallti, vetëm 7 ka humbur....